Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Nëse Rama prek zgjedhjet, do jetë përgjegjës për një nga veprat më të mëdha destabilizuese të demokracisë shqiptare

Bylykbashi: Nëse Rama prek zgjedhjet, do jetë përgjegjës

Deputeti dhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka paralajmëruar për “destabilizim”, në rast se do te preken votat në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

“Edi Rama po përpiqet të nxjerrë vendin nga shtrati i demokracisë dhe pluralizmit. Ky është një bast i humbur për stabilitetin demokratik të vendit. Mund të tentojë Edi Rama për stabilitet autokratik, por kjo çon në destabilitet. Qëllimi i Ramës është të prodhojë  një logo PD-je me 2-3%. Nuk ka shans ta bëjë këtë gjë.

Nëse Edi Rama bllokon valvulën që është vota e lirë dhe e fshehtë, ky vend jo thjesht nuk do të ketë demokraci, por Edi Rama do të jetë përgjegjës për një nga veprat më të mëdha destabilizuese të demokracisë shqiptare”,  tha Bykykbashi në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Bylykbashi nuk dha detaje se çfarë do të thotë me frazën për destabilizim, por shtoi se beson tek forca e PD si opozitë, megjithëse thotë se Rama e ka kaluar vizën e kuqe.

“T’ia lëmë procesin zhvillimeve. Ne po e bëjmë të qartë. Këtu nuk ka kompromise. Ne nuk ngremë çadra për të bërë marrëveshje. Ne ngrihemi dhe organizohemi për të shkuar drejt zgjedhjeve. Zgjedhjet janë jo vetëm shpresa, por edhe zgjidhja”, tha Bylykbashi.

 

Të fundit