Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi nga Durrësi: Nuk është katastrofë natyrore, por histori korrupsioni

Bylykbashi nga Durrësi: Nuk është katastrofë natyrore, por

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër situatën në Durrës, pas përmbytjeve që kanë sjellë dëme të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi u shpreh se situata është më shumë se dramatike, duke theksuar se është një histori korrupsioni.

E gjithë situata është më shumë se dramatike. Nuk është katastrofë natyrore, kjo është katastrofë e shkaktuar nga njeriu. Nuk është një histori mos menaxhimi, por korrupsioni, janë mbi 30 mln të hedhura në sistemin e kanalizimeve dhe ja ku është rezultati.

Brenda një viti kjo zonë është përmbytur 3 herë. Janë mbi 40 familje që presin dëmshpërblimin e dy përmbytjeve të para dhe tani i zuri i treti. Kjo është histori kriminale, para të cilat hidhen në mënyrë të qëllimshme. Kemi hidrovorin e vjetër… nuk garanton tërheqjen e ujit. Ja ku është pasoja. Kanë mbyllur kanalin e ujërave të larta të zonës së Kodrës. U mbyll 2.6 km kanal për t’u bërë shëtitore.  

Këtu ka punë për Prokurorinë e shtetit, të vijë dhe të marrë në përgjegjësi penale të atyre që kanë sjellë këtë situatë.

Hidorvori i ri i ndërtuar me 19 mln euro nuk është në kushte për të bërë detyrën e tërheqjes së ujit. 19 mln janë shumë. Duhet audituar situata“, u shpreh ai.

Të fundit