Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi nga protesta në Thumanë: Banorët janë në të drejtën e tyre, PD i mbështet

Bylykbashi nga protesta në Thumanë: Banorët janë në

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i është bashkuar protestës së banorëve të Thumanës të cilët kërkojnë hapjen e rrugës.

Bylykbashi tha për mediat se PD është në krah të banorëve. Ai theksoi se Rama i ka konvertuar banorët në para për interes privat.

“Të gjithë këta banorë këtu janë në të drejtë te plotë 100% të tyre. Këta përfaqësojnë jo thjeshtë veten e vet por një komunitet shumë të madh që po vuan, që fillon nga këtu e mbaron në Kamëz, në Vorë, gjithë ajo popullatë e madhe gjithë ai interes publik , i cili sot është konvertuar në para për interes privat, nga qeveria Edi Rama.

Kanë absolutisht të drejtën e tyre që të dalin çdo ditë nëse kanë mundësi, të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të protestojnë se përndryshe kjo qeveri nuk kupton. Ky kilometër ku jemi këtu sot është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe ka 30 vite që është kjo rrugë.

Dhe kjo është kthyer pjesë  e një interesi privat të Edi Ramës, që më pas i shpërndan si do ai,  me kontrata. Jo ky është interes publik dhe interesi publik kurrë nuk mund të shkelet nga interesi privat. Janë në të drejtën e tyre dhe kanë mbështetjen  e plotë të PD,  deri në një zgjidhje”, deklaroi Bylykbashi.

Të fundit