Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi nga zonat e përmbytura: Katastrofë e shkaktuar nga korrupsioni, jo nga natyra

Bylykbashi nga zonat e përmbytura: Katastrofë e shkaktuar nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka inspektuar nga afër zonat e përmbytura në Durrës.

Në rrjetet sociale, ai e ka përshkruar situatën si një katastrofë të shkaktuar nga keqqeverisja dhe korrupsioni.

Postimi: 

Gjendje katastrofike!
Bashkë me z.Ardian Muka, kryetarin e Degës së PD Durrës 1 si dhe me drejtues të tjerë stukturash të PD, inspektuam përgjatë gjithë ditës zona dhe familje të përmbytura.
Kjo katastrofë vjen nga dora e qeveritarëve dhe jo e natyrës. Fajin nuk e kanë shishet plastike që kanë bllokuar kanalet, siç pretendon Kryeministri! Fajin e ka korrupsioni dhe grykësia e qeveritarëve që ka masakruar dhjetëra miliona euro të hedhura dëm.
Rezultati është kjo përmbytje, për të cilën shumë banorë thonë që nuk e kanë parë asnjëherë në këto 30 vite.
Përsëritjet, duke u rënduar e përmbytjes 3 herë nga janari 2025 deri më sot, banorët dhe specialistët i lidhin drejtpërdrejt me punimet për hidrovorin e ri që është jashtë kuotës së nevojshme e nuk tërheq ujë sa duhet, mbulimit të 2,6 km kanal të ujrave të larta që duhet të mbledhë ujrat e kodrave, por e mbuluan për ta kthyer në shëtitore mes varrezave, mospastrimit të kanaleve kryesore.
Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për të gjetur përgjegjësitë e veprimeve dhe mosveprimeve kriminale të Bashkisë Durrës në shpenzimin e dhjetra milionë eurove ndër vite.

Të fundit