Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Nuk i kam firmosur amendamentet e PD, SPAK i kapur nga qeveria

Bylykbashi: Nuk i kam firmosur amendamentet e PD, SPAK i kapur nga qeveria

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se nuk ka firmosur tri amendamentet Kushtetuese të propozuara nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me vettingun në politikë, reformë të re territoriale dhe zgjedhore.

I ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, Bylykbashi tha se nuk i ka firmosur për shkak se nuk ishte njohur me ta dhe partia nuk i kishte vënë në dispozicion, ndërsa ka theksuar se propozimi është që të zhbëhen ndryshimet e 30 korrikut, por sipas tij propozimet e reja janë të njëjta.

E kam firmosur Komisionin Zgjedhor por jo amendamentet kushtetuese. Nuk e kisha tekstin. Për amendimet nuk kam firmosur për të gjitha arsyet pa e parë se kush ishin propozimet nuk i ka parë askush. Duke parë më pas propozimet. Sistemi zgjedhor, propozimi është të zhbëjmë ndryshimet e 30 korrikut por propozimi është ekzakt si 30 korriku. Proporcional, rajonal me lista të hapura me koalicion partish.

Amendamenti nuk thotë asgjë. Pyetja është se ku është garancia? Nuk ia kam thënë këto Bashës se nuk më është dhënë reforma. U thash bëni kujdes duam reformë zgjedhore, të kodit zgjedhor, territoriale dhe më pas shohim nëse duhet ndryshuar vettingu. Pra votat tona duhen për këto. Reformat nuk janë bukë dhe cirk. Për të tërhequr vëmendjen. Nuk jemi në antikitet. Nuk mund të biem kurrë në një Pazar ku Rama thotë merrni ca bashki më shumë dhe më jepni vettingun.

Bylykbashi është ndalur edhe tek propozimi për vettingun e politikanëve duke thënë SPAK është i kapur nga qeveria dhe nuk mund të lejojnë që të kapet edhe opozita.

“Besoj se duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi bërë denoncime pafund dhe s’ka bërë gjë SPAK. Nuk bëri ndërhyrje para. Arsye se SPAK nuk i ka bindur shqiptarët se është i pavarur. Tu japim shansin që SPAK të kontrollojë opozitën. Besoj të ato parime”, tha Bylykbashi.

Të fundit