Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: ODIHR njeh Berishën kryetar të PD, s’merret me kabllogramet e SHBA

Bylykbashi: ODIHR njeh Berishën kryetar të PD, s’merret me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh deputeti Oerd Bylykbashi thotë se ODIHR njeh si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.

I ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Bylykbashi tregon se në takimin e sotëm me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glove u tregua qartë se kush është Partia Demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

“Ishim në atë takim ku zonja Glover si shefe e misionit takoi kryetarin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha. Unë aty isha në funksionin e nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe ishte zoti Kaso si sekretar për çështjet zgjedhore ashtu siç i njeh edhe raporti i vlerësimit të nevojave  që nxorri ODIHR para zgjedhjeve duke njohur ekzakt kush është Partia Demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

Ne sot pamë sesi prevalojnë në gjykim kaq të rëndësishëm të drejtat dhe jo më pas memo apo kabllograma që çfarëdo rëndësie kanë”, - u shpreh Bylykbashi. 

 

Të fundit