Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Pa ‘Foltoren’ e Berishës, PD do të shkonte drejt një gjumi vdekjeje. Basha nuk inspiron  

Bylykbashi: Pa ‘Foltoren’ e Berishës, PD do të shkonte

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaron se ‘Foltorja’ e ish kryeministrit Sali Berisha ka filluar të rigjenerojë bazën e partisë.

I ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News, Bylykbashi shton se nëse kjo lëvizje nuk do të kishte nisur, atëherë PD do të shkonte drejt një gjumi vdekje.

Sipas Bylykbashit, partia jo vetëm që është thjesht në një krizë të thellë pas humbjes së zgjedhjeve, por lidershipi nuk po inspiron më.

Ne jemi deputetë të PD-së. Siç thonë italianët ‘jo të gjitha të këqijat vijën për të bërë dëm’. Hera e parë që i ndodh një opozite që të jetë për 3 mandate në opozitë. Është e madhe drama. Menjëherë pas zgjedhjeve pati një përshpejtim.

Më i rëndësishmi veprim që ndodhi ishte ai i 9 shtatorit, largimi i z.Berisha nga grupi parlamentar. Prodhoi një lëvizje politike që ka marrë emrin Foltore. Janë zhvillime politike që po e rigjenerojnë bazën e partisë. Nëse nuk do ndodhte Foltorja, partia do të shkonte drejt një gjumi vdekje.

Rama e sheh qeverisjen të gjithë në dorën e tij. Ky është produkti i të menduarit autokratik të këtij kryeministri. Nga ana tjetër kemi një opozitë që jo vetëm ka humbur zgjedhjet, jo vetëm ka një krizë të fortë, por edhe nuk inspiron me lidership. Në këtë situatë njerëzit kërkojnë zgjidhje”, tha ai.

Të fundit