Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, kemi vendimin e gjykatës

Bylykbashi: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, kemi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje, pasi ka një vendim gjykate që njeh statutin e 11 Dhjetorit 2021.

Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Bylykbashi tha se PD do të regjistrohet për zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë është në fuqi dhe nuk ka një vendim tjetër që ta ketë rrëzuar.

Ne kemi një vendim gjykate. Gjykata ka vendosur që Statuti i PD është miratuar në 11 dhjetor 2021. Atë ditë është miratuar logo dhe vula e re, atë që e përdorim që është e themelimit të PD, dhe është shkarkuar Lulzim Basha dhe janë shkarkuar organet e tjera.

Ka një vendim gjykate në fuqi, dhe nuk ka një vendim tjetër që ta ketë rrëzuar.

Ju mund të thoni se nuk ka formë të prerë, atëherë precedenti është vendosur në 2019 me Bindjen Demokratike, që është regjistruar me një vendim që kishte kaluar vetëm 1 ditë. KQZ tha po ne e pranojmë këtë dhe e quajmë të ligjshme. Ai është precedent ligjor i vendosur nga KQZ-ja dhe i pranuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Pra e kemi precedentin, vendimin e gjykatës, logon, vulën, kemi kryetarin e partisë dhe të gjitha. Vetëm vullneti kundër i Edi Ramës mund ta pengojë, se gjithçka tjetër është procedurë’, tha Bylykbashi.

 

Të fundit