Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: PD-ja u vetëorganizua për të rrëzuar kultin e ‘bashizmit’

Bylykbashi: PD-ja u vetëorganizua për të rrëzuar kultin e

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thotë se Partia Demokratike u vetëorganizuar për të rrëzuar kultin e individit që Lulzim Basha u u përpoq të krijonte.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, sipas Bylykbashit, në çdo parti ku kulti i individit ekziston duhet përdorur në mënyrë të shëndetshme që të çojë tek lidershipi.

“Kur dikush zgjidhet me një votë të padiskutueshme nuk është kult individi, është bindje, është autoritet dhe kudo ku ekziston, në çdo lloj partie qoftë, edhe në PS, nuk është gjë për t’u hedhur poshtë. Vetëm duhet ta fusim në një kanal të shëndetshëm se ajo që duhet të ofrojmë ne nuk është thjesht Sali Berisha kryetar, por lidershipi që çon drejt fitores PD-në”, tha Bylykbashi.

 

Të fundit