Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi për Bashën: Kolegjialiteti i tij përfundoi një muaj pas vdekjes së Olldashit

Bylykbashi për Bashën: Kolegjialiteti i tij përfundoi një

Deputeti Oerd Bylykbashi i komisionit për Rithemelim në PD ka folur për ngjitjen e kryedemokratit Lulzim Basha drejt pushtetit të PD.

I ftuar në emisionin “Intervistë” në A2 CNN, Bylykbashi e cilësoi si “ylli në ngjitje që ra shpejt, iu shua edhe bishti”.

Për të, “mesa duket Basha ka qenë në keqbesim me aleatët, dhe këtë të gjithë ato kanë shprehur frustrimin për sesi ai është sjellë me ata, një model sui generis i zotit Basha,  që nuk duhet ndjekur nga askush”.

Por Bylykbashi tregon se për të e njëjta strategji është përdorur nga Basha edhe brenda Partisë Demokratike.  

Pasi Basha u zgjodh në 2014, kemi një periudhe kolegjiale, por pas largimit nga jeta të zotit Olldashi, që ishte edhe kundërshtari i tij shumë i fortë, ky kolegjialitet u zhduk brenda një muaji. Debatet ishin të fortë, ashtu si dhe kundërshtarët me eksperiencë shumë të madhe, kështu që ai mblidhte ekonomistë, juristë. Diku nga dhjetori 2013, kolegjialiteti ra, dhe më ka bërë përshtypje. Ai nuk kishte më rivalin”, tha ai.

Të fundit