Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: PS është bashkë me krimin, qëllimi ynë janë zgjedhjet e lira

Bylykbashi: PS është bashkë me krimin, qëllimi ynë

Drejtuesi politik i Qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për protestën e sotme të opozitës.

Bylykbashi tha se qëllimi i opozitës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe se mosbindja civile është instrumenti për t'i arritur.

Bylykbashi: Ne e kemi thënë që në fillim kur u mor vendimi politik në Partinë Demokratike dhe në opozitën për mosbindjen civile. Nuk do të jetë diçka monotone. Do të jetë diçka që do të ketë episode të ndryshme të cilat përshkallëzojnë për të arritur atë që është qëllimi. Ne fund fare mosbindja civile është instrument, nuk është qëllim. Qëllimi ynë është zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat garantojnë rrotacion politik. Pra, kur vota është, ndodh rrotacioni. Por kur kjo nuk është e mundur, tashmë të gjithë e kanë parë, në sytë e të gjithve. Kanë shkruar ndërkombëtarët. Durrësi ka provën mbretëreshë se çfarë janë zgjedhjet, dhe nuk është hera e parë, Dosja 139 me mos gaboj për Durrësin, njëra nga ato numrat, dhe tregonte qartë se si krimi i organizuar çonte ushtarët e vetë në listë, bënte presion, kapte njerëz, bënte presion mbi administratën publike, mi mblidh ti shkund njëherë, i thoshte krimineli drejtorit të ujësjellësit.

Të fundit