Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Qeveria Rama është burimi kryesor i korrupsionit dhe krimit të organizuar

Bylykbashi: Qeveria Rama është burimi kryesor i korrupsionit dhe

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë një interviste ku analizoi situatën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

I ftuar në News24, ai tha se qeveria aktuale është jo vetëm e paaftë për të luftuar fenomenet kriminale, por edhe burimi kryesor i tyre.
“Nëse sot ka një gjenerator të madh të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është kjo qeveri e Ramës. Madje, ajo bën edhe rekomandime për të luftuar vetveten,” deklaroi Bylykbashi.

Duke iu referuar raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ai theksoi se në gjykatat shqiptare janë të regjistruara rreth 70 mijë çështje penale, ndërkohë që SPAK mbulon një pjesë shumë të vogël të tyre.
“Në globalitetin e çështjeve penale, SPAK mbulon një pjesë minimale. Krimi i organizuar shqiptar ka kaluar nga rrjete të zakonshme në struktura të ngjashme me kartelet. Sot kemi kartele të rrezikshme për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Bashkimit Europian dhe SHBA,” tha Bylykbashi.

 

Të fundit