Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Rama nuk pranon të bëjë Reformë Zgjedhore, refuzon rekomandimet e OSBE-së

Bylykbashi: Rama nuk pranon të bëjë Reformë Zgjedhore,

Nënkryetari i PD dhe përfaqësues i opozitës në Grupin e Dialogut për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi,  ika ndarë me mediat zhvillimet që përmbyllën punën në grupit e dialogut në lidhje me reformën zgjedhore dhe dakortëitë e arritura me mazhorancën soacialiste pas shumë debateve dhe pengesave.

Bylykbashi përplasjen që kanë pasur me Ramën, i cili nuk pranonte të bënte ndryshime në këtë reformë dhe donte të ruante stukuonë e saj.

"Ajo që duhet të them që në fillim është se parlamenti i Shqipërisë, mazhoranca socialiste, dështoi që të bënte reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët, politika dhe sigurisht që ishin kërkesa dhe rekomandime të faktorit ndërkombëtar.

Edi Rama e bëri të qartë në dhjetorin e vitit 2023 që do të shkonte në mënyrë të njëanshme dhe eventualisht do të kërkonte vota në mënyrë të njëanshme duke mbajtur dhe ruajtur statuskuonë e ligjit zgjedhor ashtu siç ishte.

Edhe gjatë periudhës më shumë se tremujore të Grupit të Dialogut, Edi Rama refuzoi çdo element, çdo kërkesë që do të mundësonte reformën zgjedhore.

U refuzua kërkesa e opozitës që të zbatohet marrëveshja konsensuale midis PS dhe PD edhe forcave të tjera sipas saj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili do të garantonte në mënyrë specifike, mos heqjen e koalicioneve si kanë qenë më parë, një angazhim i drejtpërdrejtë në këtë marrëveshje ku palët shënojnë që nuk ka dakortësi për ndryshimin e sistemit dhe kjo çështje do të kodifikohej në Kodin Zgjedhor.

Ajo marrëveshje u përshëndet nga Sekretari i Shtetit të SHBA, nga KE dhe nga kancelari të tjera evropiane përveç ambasadorëve që ishin prezent në hartimin dhe nënshkrimin e saj.

Po ashtu, Rama refuzoi që të  trajtonte të gjitha ato rekomandime që do të vendosnin rregulla më të forta dhe të qarta në lidhje me shitblerjen e votës në lidhje me cenimin e sekretit të votës, lirisë së votës, përdorimin dhe abuzimin e shtetit nga qeveria duke përdorur si faktor dominant në zgjedhje në mënyrë që të fitojë zgjedhjet dhe një seri rekomandimesh të tjera.

Të gjitha këto u bllokuan dhe u bënë të pamundura. Duhet theksuar që Rama për një periudhë dyvjeçare, duke dhunuar raportet e përfaqësimit politik real në parlament, mbajti peng Komisionine Reformës Zgjedhore vetëm e vetëm që të mos ndodhte asgjë.

Në mënyrë maksimale të arrinte që të bënte pazar që do të bënte të mundur që Edi Rama të merrte primin e mazhorancës dhe kjo në këmbim të marrëveshjeve të tjera në lidhje me çështje si mund të kenë si ajo e Vetingut apo çështje të tjera që ishin ën rendine  ditës në atë kohë.

Të gjitha këto u bënë të pamundura, por ajo që ishte e qartë ishte që Edi Rama nuk pranon për asnjë moment të bënte ndryshime që vota të ishte e lirë dhe e ndershme dhe e barabartë", deklaroi Bylykbashi.

Të fundit