Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Bylykbashi: Rama-Veliaj krijuan mercenarët e korrupsionit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë një takimi të organizuar nga departamenti i sipërmarrjes, biznesit dhe inovacionit pranë kësaj partie, tha se tashmë korrupsioni po bëhet me ligje e vendime që miratohen nga pushteti.
Gjatë takimit me biznesmenë e sipërmarrës, Bylykbashi tha se këta nuk kanë frikë më kur bëjnë korrupsion apo kur vjedhin paratë publike.
Bylykbashi tha se zyrtarët që përfshihen në korrupsion janë mercenarët e korrupsionit, përzgjidhen me kujdes për të vjedhur sa më shumë.
“Paraja publike nuk administrohet përmes garës së hapur, e cila do ti jepte mundësinë të gjithëve të konkuronin. Gjatë qeverisjes së PD u tetëfishua numri i kompanive që hynin në një garë për fondet publike, kurse sot jo vetëm që nuk ka një garë të hapur dhe të ndershme, por gjithçka është e planifikuar, si në rastin e skandalit të ‘5D’. Janë forma që nisin nga Kryeministri, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Durrësit e kështu me rradhë”, tha Bylykbashi.
Nënkryetari i PD-së tha se sot sipërmarrja është në ditë të vështira, pikërisht për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit.