Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas 7 Korrikut: Berishën e besojnë shqiptarët, qeveria mishërim i korrupsionit

Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas 7 Korrikut:

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka rrëfyer në një postim në ‘Facebook’ një bisedë me një zyrtar të huaj pas protestës së 7 Korrikut.

Pa i zbuluar identitetin, Bylykbashi shkruan se Berisha shihet si politikani që e besojnë shqiptarët. Ndërsa për qeverinë, e konsideron si mishërimi i korrupsionit.

Postimi i plotë:

Alea iacta est - Zaret u hodhën

Pa kthyer kokën pas e pa folur, Çezari i dha shenjë kalit dhe kaloi lumin e vogel Rubikon. Senati i Romës e kishte damkosur për tradhëti, edhe pse ai kishte luftuar për Romën. Të kapërceje Rubikonin me ushtri, të damkoste si armik, destabilizues të Republikës.

Pa folur, në atë moment mijëra legjionarë kapërcyen Rubikonin pa folur, por me besim.

Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, më pyeti: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!

Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar. Numrat e asaj proteste dje tregojnë që shqiptarët e besuan Berishën kur tha: Hapni negociatat me Shqipërinë që të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë. Kjo do të thotë më shumë luftë antikorrupsion pa dallim.

Është çështje besueshmërie. Përndryshe “non grata” bëhet si “Të gjithë fajin e ka Saliu”.

Të fundit