Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Shteti i së drejtës ka rënë, ndryshimet të nisin nga Kushtetuta

Bylykbashi: Shteti i së drejtës ka rënë, ndryshimet të

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar sot jë bisedë me gazetarët e politikës gjatë një seminari me temë “Opozita dhe media në demokraci” të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi ka thënë se shteti is ë drejtës ka rënë, bashkë me balancat dhe kontrollet, ndaj duhet që ndryshimet të fillojnë nga Kushtetuta. Sipas Bylykbashit, tashmë po kërcënohen të drejtat dhe liritë individuale siç është vota e fshehtë.

Postimi i plotë:

Një bisedë interaktive me gazetarë të politikës në seminarin me temë “Opozita dhe media në demokraci” të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”. Diskutuam çfarë duhet reformuar në ligjin zgjedhor.

Ndryshimet duhet të fillojnë nga Kushtetuta. Kanë rënë balancat dhe kontrollet. Ka rënë shteti i së drejtës. Tashmë nuk kërcënohet e drejta e pronës apo liria ekonomike. Tashmë kërcënohen liritë individuale themelore dhe ato politike si e drejta e votës së lirë e të fshehtë dhe e drejta për t’u organizuar lirisht në parti.

Zgjedhjet e mira kanë në themel vullnetin e mirë. Asnjë ligj apo reformë nuk zëvendëson mungesën e vullnetit politik. Aq më pak mund  të bllokojnë vullnetin e keq politik të një kryeministri që bën çmos të fitojë zgjedhjet duke përjashtuar opozitën nga zgjedhjet.

Pushteti dhe askush tjetër nuk përcaktojnë dot kush garon në zgjedhje. Zgjedhjet janë për zgjedhësit dhe jo për të çertifikuar vjedhjet e pushtetit.

Të fundit