Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi takim me Varhelyi në Bruksel: Ndava faktet për maskaradën e 14 majit

 

Bylykbashi takim me Varhelyi në Bruksel: Ndava faktet për

Nënkryetari i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim me komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi dhe eurodeputetët e unionit. Takimi u zhvillua në Bruksel me ftesë të Fondacionit për Hungarinë Qytetare.

Bylykbashi shkruan në Facebook, se ka informuar dhe ka ndarë fakte me komisionerin mbi masakrën zgjedhore të 14 majit.

Deputeti demokrat shton se i ka garantuar mbështetje nga PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Postimi:

Me ftesë të Fondacionit për Hungarinë Qytetare sot pata takime në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi, eurodeputeten dhe zëvendës presidenten e Fidesz, zj. Kinga Gál, eurodeputetin Andor Deli, zyrtarë të BE dhe përfaqësues të medias ‘European Conservative’.

Ndava me ta faktet për shkeljen brutale të standardeve evropiane për zgjedhje demokratike, për maskaradën e zgjedhjeve të 14 majit dhe degradimin e situatës së pluralizmit, demokracisë, ndarjes së pushteteve, shtetit të së drejtës dhe drejtësisë në Shqipëri.

I sigurova miqtë hungarezë dhe evropianë për mbështetjen e palëkundur të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Më shumë Evropë, më pak autokraci e Edi Ramës!

 

 

Të fundit