Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Të jesh demokrat në Gjirokastër, shumë herë më e vështirë se në Tiranë ose Durrës

Bylykbashi: Të jesh demokrat në Gjirokastër, shumë herë

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një takim me simpatizantët në Gjirokastër, u shpreh se të jesh demokrat në Durrës e Tiranë është më pak e vështirë se sa të jesh i tillë në Gjirokastër.

Bylykbashi u shpreh se misioni i PD-së është të bashkojë demokratët drejt fitores.

“Ne jemi në një situatë shumë të vështirë, rrezik e cila mund të çojë në një kolaps më të rëndë të të gjithë asaj që kemi menduar që do të krijimin, qëllimin  e kësaj partie për të cilën u ngrit.

Të gjitha arritjet e jashtëzakonshme që arriti qeverisja e PD sot po kthehen në një fasadë pasi ky regjim hibrid është më i rrezikshëm se ai që kemi lënë 34 vite më para. Fakti që është  hibrid, tinëzar shpesh herës po tolerohet. Është detyra jonë që të zgjojmë njerëzit për këtë rrezik që po na kanoset, Shqipëria po zbrazet pasi është krijuar një sistem pandëshkueshmërie.

Ata janë të gatshëm të firmosin, të hanë dardhat dhe kumbullat pasi janë ideuar nga Rama për të vjedhur dhe pasi të bëjn disa ditë burg të shijojnë milionat e vjedhura.

Nesh është e lehtë të jesh demokrat në Tiranë Durrës këtu tek ju është shumë  e vështirë pasi jeni rrethuar nga një makineri shumë herë më e fortë se në pjesët e tjera të Shqipërisë.

Ne bëmë një betejë politike për disa muaj dhe çojë në bashkimin e grupit parlamentar të PD, dhe misioni ynë është të bashkojmë të gjithë demokratë që të korrim fitoren në zgjedhjet e ardhshme”, tha Bylykbashi.

Të fundit