Flash News

Ditari i Opozitës

Caka: Opozitarizmi i Kryemadhit ishte naiv karshi opozitës së shitur të Bashës

Caka: Opozitarizmi i Kryemadhit ishte naiv karshi opozitës së shitur

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, vlerësoi Monika Kryemadhin si një figurë e rëndësishme e LSI-së, ndërsa tha se opozitarizmi i saj ishte naiv përballë opozitës së shitur të Lulzim Bashës.

“Nuk duhet të hidhnim poshtë ato figura që i kanë qëndruar edhe në ditët më të vështira të LSI. Opozitarizmi i Kryemadhit ishte naiv karshi opozitës së shitur të Bashës. Nga ana tjetër ishte edhe solidaritet me aleatët, unë e shoh si vlerë”, tha Caka në një intervistë për Euronews Albania.

Caka u shpreh se shtatori pritet të sjellë ndryshime teksa i bëri thirrje qytetarëve të mbështesin protestat ndërsa mediat të bëjnë më shumë investigime.

“Secili duhet të luajë rolin e vet, qytetarët duhet të mbështesin protestat, një mjet për të rrezuar qeverinë janë edhe protestat, mediat duhet të investigojnë për denoncimet përditë për inceneratorët; vazhdojnë të paguajnë për inceneratorët edhe pse një pjesë janë konfiskuar. Nëse të gjithë reagojmë dhe marrim hapa konkrete s’e ka të gjatë kjo qeveri që është e zhytur në korrupsion”, tha Caka.

Të fundit