Flash News

Ditari i Opozitës

Caktohet më 8 gusht seanca për Metën në GJKKO

Caktohet më 8 gusht seanca për Metën në GJKKO

Më 8 gusht mbahet seanca në GJKKO, për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë u paraqit ditën e sotme nga avokatët e Metës, duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar akuzat.

Sipas përfaqësuesve ligjor “nevojat për ta mbajtur Metën akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural”.

Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të shkuar, për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Të fundit