Flash News

Ditari i Opozitës

Cara: Shqipëria do jetë epiqendër e transportit detar në rajon, Durrësi mbetet nyje lidhëse

Cara: Shqipëria do jetë epiqendër e transportit detar në

Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara shprehet i bindur me me ardhjen e PD në pushtet Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon. 

Duke folur pas takimit të djeshem mbi prezantimin e programit të transportit dhe infrastrukturës së PD për vitet 2025-2029, Cara u shpreh se krahas kësaj do të investohet edhe në përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, kurse Durrësi mbetet nyje lidhëse. 

"Kur bëhet fjalë për infrastrukturën, Durrësi mbetet një nyje lidhëse, ndaj investimet në këtë sektor janë një domosdoshmëri.

Gjatë takimit të mbajtur për prezantimin e Programit  të Qeverisjes 2025-2029 për Infrastrukturën dhe Transportin, u prezantua edhe projekti për ndërtimin e menjëhershëm të një porti të thellë (deep port), për t’iu përgjigjur trendit në rritje të transportit të ngarkesave detare.

Objektivi është i qartë.

Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon!

Krahas kësaj do të investohet edhe në përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore.

Investimet në infrastrukturë janë fuqizim i ekonomisë, janë zgjedhja e duhur për zhvillimin e vendit.

Hapa konkretë, që do t'i japin Durrësit, imazhin e duhur, për vendasit dhe të huajt!", shkruan Cara në rrjetet sociale. 

Të fundit