Flash News

Ditari i Opozitës

“Celibashi bëri larje duarsh”, Noka: ‘Brava-Alibasha’ pengje të Ramës, ka vetëm 1 PD

“Celibashi bëri larje duarsh”, Noka:

Flamur Noka ka folur për vendimin e KQZ, ku u shpreh se Ilirjan Celibashi duhet të regjistronte Partinë Demokratike në zgjedhje. I ftuar në televizionin “Klan”, sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike u shpreh se ka vetëm 1 PD dhe ajo është opozita që është kundërshtare me regjimin.

"Celibashi duhet të regjistronte PD-në në zgjedhje. Ai thjesht bëri një larje duarsh, duke pasuar topin. Demokratët kanë bërë zgjedhjen e tyre: Këtu ka vetëm 1 PD që është opozitë, kundërshtare me regjimin. Ka 2 pengje të regjimit, “Brava-Alibasha” të cilët janë në shërbim të Edi Ramës."

"Në 2019 ia falën në tavolinë. Tani po mundohen që të gjejnë 1 zgjidhje për ta lënë opozitën larg zgjedhjeve. Celibashi thjesht sot bëri atë që do të bënte, lau duart e veta sepse është barrë e rëndë. Ata 3 gjyqtarë që u përdorën si togë pushkatimi, ato do të mbeten në histori si turpi i historisë. Celibashi përpiqet që të mos njehësohet, të kamuflojë vendimmarjen duke larë duart nga ky proces."

"Parti janë regjistruar shumë, nuk e mbaj mend numrin sa, por janë regjistruar shumë forca politike. Ne do të ndërtojmë një koalicion solid, do të jetë nga më të mëdhenjtë që ka patur në historinë e pluralizmit shqiptar përballë këtij regjimi."

"Meta do të jetë pjesë e kësaj përballje me regjimin, për këtë të jeni të sigurtë. Jemi duke shqyrtuar çdo variant. Asgjë nuk është mbyllur përfundimisht. Demokratët nuk do të përjashtohen nga zgjedhjet, do të jenë pjesë e procesit, do të jenë fitues të procesit. Rama është i tmerruar."

Të fundit