Flash News

Ditari i Opozitës

Celibashi: Nëse Basha nuk firmos deklaratën solemne, PD nuk hyn në zgjedhjet e 14 majit

Celibashi: Nëse Basha nuk firmos deklaratën solemne, PD nuk hyn

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i la një afat kohor prej 48 orësh Partisë Demokratike për të plotësuar dokumentacionet për regjistrimin në zgjedhje. Sipas KQZ-së, në krye të PD-së, ligjërisht figuron Lulzim Basha, ndaj duhet firma e tij në një prej dokumenteve të dorëzuara nga përfaqësuesit ligjor të demokratëve.

Celibashi tha në emisionin ‘Top Story’ në TCH se nëse Basha nuk firmos deklaratën solemne, PD nuk hyn në zgjedhjet e 14 majit.

Ia kemi kthyer PD dokumentin për plotësim pasi deklarata e kryetarit të partisë nuk është në përputhje me ligjin. Për autorizimin nuk ishte në përputhje me dispozitat e legjislacionit pasi ky përfaqësim duhet të jetë eksplicit , jo autorizim i përgjithshëm.

Nëse për autorizimin mund të ketë diskutime , në mënyrë kategorike nuk pranohen që deklaratat sipas të cilës kreu i PD ka përcaktuar përgjegjësitë, kjo nuk delegohet,. bëhet fjalë për përgjegjësi.,

Nëse Basha nuk firmos, PD nuk regjistrohet në zgjedhje. Ka kompetenca të patransmetueshme. Atë që ligji ta ka caktuar personalisht si përgjegjësi, nuk e transferon dot. Detyrimin që ta ka ngarkuar ty ligjin, nuk e transferon dot”, tha Celibashi.

Të fundit