Flash News

Ditari i Opozitës

Certifikimi i rezultateve në 4 qarqe, PD kërkesë KQZ: Na vini urgjentisht në dispozicion provat

Certifikimi i rezultateve në 4 qarqe, PD kërkesë KQZ: Na vini

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mkë kërkesë që t’i dërgojë informacion, pasi u miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për partitë politike në katër qarqe të vendit. 

Sipas dokumentit, PD kërkon t'i vihen në dispozicion provat, si raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark – Zonë Zgjedhore dhe okumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ai si fundore në KQZ.

Gjithashtu PD kërkon raportin e Audituesit Teknikien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore, kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e cdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore si edhe kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në cdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.

Certifikimi i rezultateve në 4 qarqe, PD kërkesë KQZ: Na vini

Të fundit