Flash News

Ditari i Opozitës

“Chris La Civita të premten në Tiranë", Xhaferri: Arkitekti kryesor i fitores tonë!

“Chris La Civita të premten në Tiranë", Xhaferri:

Kandidati për deputet i PD, Besart Xhaferri foli për fushatën elektorale që PD do të celë më 11 Prill në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit.

I ftuar në News 24 , Xhaferri dhe se amerikani Chris La Civita do të vijë në Tiranë për nisjen e fushatës së PD-së për të mbështetur partinë dhe për të realizuar strategjitë e fushatës.

 Xhaferri: Megjithëse nuk ka qenë fizikisht, ekipi i tij ka qenë në Tiranë. Koordinimi me fushatën e Partisë Demokratike me mesazhin programin dhe gjithçka tjetër ka qenë shumë intensiv. Patjetër që tani zbarkon fizikisht për hapjen e fushatës dhe normalisht do jetë drejtuesi dhe arkitekti kryesor i fitores tonë. Fushata do jetë intensive, ata janë një ekip që punojnë në grup. Duke qenë se ka qenë arkitekti kryesor i fitores së Donald Trump në 2025 tregon edhe një lloj binjakëzimi që ne po bëjmë me partinë republikane.

Të fundit