Flash News

Ditari i Opozitës

“Cinike dhe tallje”, Berisha: U jepni 3 milionë shqiptarëve 50 mln euro ndihmë, Kosova dha 150 mln

“Cinike dhe tallje”, Berisha: U jepni 3 milionë

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar një tallje me shqiptarët paketën e re të Rezistencës Sociale të prezantuar sot nga qeveria si dhe masat që do të merren për të përballuar krizën energjetike.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Berisha i referua Kosovës dhe tha se ka një GDP më të ulët se ne dhe u ofroi qytetarëve të vet 100 milionë euro më shumë.

“Dhe mblidheni këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që ju jep 3 milionë shqiptarëve me 50 milionë euro ndihmë. Tallje dhe vetëm tallje.

Kosova që është me një GDP më të ulët se ne, një vend me histori të shkurtër pavarësie, me atë aktin normativ që dërgoi në parlament, përcaktoi 100 euro për çdo pensionist. Dhe pensionisti në Kosovë blen me çmimet 30% më të ulëta se në Shqipëri.

Përcaktoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës.

Përcaktoi jo 10 po 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Çfarë bëtë ju? Ju mashtroni ato që keni shkruar”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Të fundit