Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale!!

Nga Agron Gjekmarkaj
1. Sali Berisha
Liderit të opozitës, Sali Berishës, për herë të tretë i shtyhet koha e hetimit, por askush se heton përtej ndalimit të paligjshëm në konflikt me Kushtetutën muaj më parë, fakt ky që i jep statusin e të burgosurit politik!
Ata që besojnë tek drejtësia dhe ata që nuk besojnë në të, do duhej të reagonin bashkarisht kundër padrejtësisë, të parët për t’i kthyer asaj dinjitetin, të dytët për të vënë në vend të tyrin. Të dyja palët me gjasë e kanë eklipsuar atë në paaftësinë e reagimit shoqëror. Një opozitë e ndaluar është ndalesë për të gjithë, përveçse për një qeveri e cila dëshiron të kalojë pragun elektoral pa kundërshtarin real përballë. Faktorët politik sot në Shqipëri janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Në një ndeshje duhet të luajnë të dy dhe jo njëri ka topin e tjetri është i lidhur në portë! Nëse nuk është hjeksi apo dorasi Edi Rama, duhet të thërrasë i pari që kundërshtari i tij të lirohet dhe procesi ndaj tij të vazhdojë në liri. Burgosja e Sali Berishës është më shumë sesa lojë institucionesh, presion kombëtar e ndërkombëtar mbi to, është një çështje e ndërgjegjes shoqërore! Nëse shoqeria është e interesuar për drejtësi, standartë e garanci demokratike për secilin prej anëtarëve të saj dhe për veten në teresi, e zgjidh si çeshtje!
2) Kongresi i PS
Edi Rama hoqi disa ministra nuk dha asnjë shpjegim pse e bëri këtë akt, asnjë analizë, asnjë arsye, si fiq të thatë i gjuajti tutje! Nuk u skuq as nuk u zverdh. Askush se di pse e largoi Taulant Ballën, Meten, Peleshin! Për akuzat e opozitës apo stratagemat e veta të pushtetit?!
Mori tre fiq të njomë i bëri ministra, nuk dha asnjë motiv pse e qysh, çfarë do të bëjnë më mirë, pse duhen ata. Të ikurit dhe të ardhurit u pajtuan në një gjë se nuk është punë e tyre të dinë se çfarë bëhet me ta. Në PS askush nuk guxoi të pyesë pse! Në atë parti ka vdekur kurajo dhe kurioziteti, dyshimi dhe mendimi. Qeshin kur duhet qarë e qajnë kur duhet qeshur. Interesat dhe fryrja e barkut kanë vrarë çdo idealizëm dhe dashuri për këtë vënd! Ato e shndërrojnë liderin në sundimtar.
3) Arben Ahmetaj
Personalisht nuk kam ndryshuar as mendim e as qëndrim ndaj Arben Ahmetajt. Suksesi i tij bazohej në servilizëm! Arroganca e tij në korrupsion! Ai gjatë ka qënë nr. 2 zëvendësi i Edi Ramës më i rëndësishmi që ka ngrënë “dardha pas shpine”, sot i akuzuar nga drejtësia jonë por edhe një akuzues ndaj vetë drejtësisë, shefit të tij, e ish kolegëve! Akuza të tmerrshme të cilat meritojnë të konsiderohen një për një dhe t’i jepet qytetarëve shqiptar një shpjegim rracional e jo mohim politik për to!! Tipa të tillë janë më të vërtetë në rrezik se në “lavdi”!
4) Zgjedhjet në Himarë!
Në Himarë u bënë një palë zgjedhje në një sfond kinse nacionalist. Mazhoranca solli një “grek” nga Dropulli e tha se ky do shpëtojë shqiptarët nga Greqia. Një grek mjafton të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë e të jetë nënshtetas i saj dhe mund të bëhet edhe President i Republikës!
Opozita vuri një “shqiptar” nga Dhërmiu për të cilin u tha që ky do ju bëjë derman “grekëve” nga shqiptarët!! Po nuk qe aspak thelbi ky. Folklori përdoret si çati për strehën e maskarenjve që duan toka e prona. Qeverise i duhej ajo bashki dhe për këte nuk lejoji mbi 6 mijë veta të votojnë, shpërnguli gjithë shtetin e partinë me kuç e maç e anipse arrestoi Kryetarin fitues e “mundi” anën e fituesit me pothuaj 1500 vota! Një Zot e di se ç’ka bërë kjo qeveri për Himarën gjatë 15 muajve për të thelluar diferencën!! Ajo çka ndodhi në Himarë nëse nuk ndalohet do të ndodhë në pranverë në të gjithë Shqipërinë! Manipulim, tjetërsim, shtim listash, ndalim votuesish, presion nga bashkimi shtet parti, para si lubrifikant, kërcënim nga çunat ku ajo nuk bën punë! Nëse propagandistët e pushtetit e quajnë ketë problem vetëm të opozitës, janë në punën e tyre, por nëse dikush tjetër që nuk është pjesë e kësaj frote e mendon kësisoj, e ka gabim. Ky është problem i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gjithmonë do të gjindet një “spiromilo” për t’i vrarë zgjedhjet, nëse ne nuk vrasim “spiromilon” brënda nesh!
5) Zjarret!
Shteti ynë dhe Kryeministri i shtetit flasin për satelitë në Hënë të cilët fluturojnë si presh! Zjarret bëjnë kudo kërdinë. Në Shengjin të Lezhes arritën pikun. Indiferenca e pakujdesia vunë në rrezik qytetin, jetën e pronën! Imazhi? Është ai që mbeti pas djegies-i nxirë!
Zjarret vazhdojnë! Barbarët përcëlluan edhe Finiqin një nga qytetet kryesorë të botës antike ilire! Zjarrfikësit nisen! Rrugës u bien gomat, u prishet motori, nuk kanë ujë! Përfundojnë banorët, ushtarët e policët me fshesa shqope e degë pishe për të luftuar me flaket! Në fund mëshira e fqinjëve bie mbi ne si shi kundër djegies. Nëse nuk do vidheshin kilometrat, inceneratorët, sterilizimet, sa aeroplanë kundër zjarrit do kishim pronë tonën? Boll! Pensione e rroga më të larta? Natyrisht më shumë!
Nëse nuk vidhet këtë vit me të njëjtin ritëm duhen blerë nja dy, se vera vjen prapë, zjarret po ashtu sidomos babëzia e mafies së ndërtimeve do të rritet për të kapur tokën djerr!
6) Rruga Milot-Balldren
Ajo që prej vitesh ndodh në aksin Milot-Balldre është një atentat i perditshem ndaj dinjitetit njerzor, ndaj banoreve, ndaj atyre “heronjve” që duan të bëjnë turizem në veri! Me orë të tëra mund të rrish në ato 15 km. Trafik trafik trafik i pambarim. Koha ndalet, makina mxehet, durimi shtetrret, zemerimi e fyerja mbesin pa zë! Gjë e mirë që Dukati lidhet me Progonatin apo Qeparoi me Terbaçin, Bregu me Vloren nga Tuneli i Llogarasë! Bukur kur ke edhe rruge panoramike per ta kqyryr kur je ngeshem qytetin edhe nga lart, ti bësh lulishte e bahçe tek e fundit Edi Rama është me origjine andej dhe po ja bën nderet nahisë së vet po ai pretendon të jetë edhe Kryeminister i të gjitheve!Ai po sillet me logjiken e komiteteve të shpetimit të1997 ndaj Veriut ! Në Milot gjeni proven në Balldre merrni vertetimin! Në Shkoder gjeni vetem Benetin që buzeqesh pa asnjë premtim të mbajtur! Ah po ka vajisur oren që ka ndertuar “inglizi”!
7) Vera!
Duket sikur kjo verë nuk është një stinë por një gjëndje shpirterore ku lehtesia e paperballueshme e banalitetit shperndahet me fjalet, rrezet e diellit dhe gjumin e pasdites!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38