Flash News

Ditari i Opozitës

Covid-19, Alimehmeti: Qeveria shpërfilli mjekësinë dhe Këshillin Shkencor në ISHP, mori masa politike

Covid-19, Alimehmeti: Qeveria shpërfilli mjekësinë dhe

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti tha se pandemia e Covid 19 u mor në patronazh politika, ndryshe nga vendet e tjera.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Alimehmeti tha se përmes një akti normativ, qeveria shpërfilli mjekësinë dhe Këshillin Shkencor pranë ISHP-së, e cila ka tagrin ligjor për të vendosur mbi pandemitë.

“Që në fillim e mori në dorë politika, pa nisur akoma virusi në Shqipëri. Pandemia u shpall pasi kishte hyrë rasti i parë në vendin tonë. Duke bllokuar udhëtimet, mund ta ngadalësonim fluksin e viruseve. Në fillim, qeveria nxori aktin normativ, ngriti komitetin teknik ‘copy-paste’ me atë italian, dhe hoqi Këshillin Shkencor të ISHP, është aq e lartë kjo vendimmarrje, sa që çdo masë e MSH shkon atje për miratim.

Është në nivel tejet të lartë. Hoqi Këshillin Shkencor dhe krijoi këtë komitetin teknik. Ti jep skenare, e ti  zgjedh atë që s’po shkon mirë. E gjithë narrativa u kthye në politike. Nesër mund të dalë një informacion i re, që na ndryshon mendimin dhe s’kemi asnjë rezerve për të sjellë praktikën mjekësore me të sotmen. Politika thotë që s’e ndërroj, por e kam përjetë. Duhet të ishte një grup që sheh evidencën dhe lëviz. Ne shihnim narrativën e të tjerëve dhe, shkuam pas tyre.

Kishte nevojë edhe për analiza, s’e ku po shkojmë. Analizë pas pandemisë, e bënë të gjitha shtetet, ne jo. Ne s’e kemi ende sot këtë analizë. Nëse s’do ishte një virus, s’do vriste. Ne ende s’dimë sa kanë vdekur, e s’do e dimë kurrë. Vëren e viti 2021 ka pasur një vendim nga qeveria për ta paraqitur vendin, si covid free. Të gjitha këto vendime politike, për të raportuar se jemi mirë, për të hedhur hi syve, kur nënraporton jo vetëm që gënjen për atë që ndodh, por s’lejon të ngremë politika mjekësore”, u shpreh Alimehmeti.

Të fundit