Flash News

Ditari i Opozitës

Covid-19, Berisha: Mund të arrijmë në 12 mijë viktima në fund të vitit, shkollat janë “bombë biologjike”

Covid-19, Berisha: Mund të arrijmë në 12 mijë viktima
Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi situatën aktuale me koronavirus, ku theksoi se në 3 ditët e fundit ka pasur vdekje më shumë se sa 5 muajt e parë të vitit 2020.

Berisha tha “Opinion” se me këtë ritëm të lartë të vdekjeve numri i viktimave nga Covid-19 mund të arrijë deri në 12 mijë në fund të vitit.

"A e dini ju që vetëm këto 3 ditët e fundit ka pasur 10 vdekje më shumë në Shqipëri se 5 muajt e parë të viti 2020 se deri më datën 31 Maj. Nga pardje deri më sot ke fiks 43 vdekje dhe këto janë nga Covid.

Dua të them se me këtë revansh të papërmbajtur të valës së vdekjeve Shqipëria do të përfundojë në fund të vitit jo me 6 mijë, por ju garantoj me të paktën 10 deri në 12 mijë vdekje", tha Berisha.

Sa i përket faktorëve kryesore të përhapjes së Covid-19, ky i fundit shtoi se shkollat janë “bombë biologjike”, ndërsa solli shembullin e disa vendeve në Europë që kanë mbajtur mbyllur shkollat.

“Faktori më kryesor i përhapjes së pandemisë kanë qenë shkollat. Gjermani nuk i ka hapur shkollat, i ka mbyllur. Greqia dje mbylli Athinën, i mbylli gjithë shkollat përveç klasës së parë e të dytë. Austria ndau 5 milionë teste për fëmijët.

 Këta shakaxhinj e zhytën vendin në katastrofën më të madhe prej 100 vitesh. Shkollat janë bomba biologjike kryesore, spitalet u bën e u bën. Pse u ul sëmundshmëria kur u mbyllën shkollat dhe pse u rritën kur u hapën shkollat. Shkollat janë kryesore, sepse ato janë grumbullime pas asnjë kusht higjenik. gjermania i ka 10 herë kushte më të mira dhe i ka mbyllur edhe sot", tha Berisha.

Të fundit