Flash News

Ditari i Opozitës

Covid-19, Vasili: Situata po përshkallëzohet, Rama bën turizëm elektoral

Covid-19, Vasili: Situata po përshkallëzohet, Rama bën
Petrit Vasili, Edi Rama

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për situatën e pandemisë, duke e cilësuar përshkallëzimin e situatës, të rrezikshëm. Ai tha se shteti duhet t’i japë zgjidhje situatës dhe jo të merret me “turizëm elektoral”.

“Situata me pandeminë është e qartë dhe në sytë tuaj. Ajo ka pësuar një përshkallëzim shumë të rrezikshëm, ashtu edhe sikurse pritej, vetëm dje kanë qenë gati 1100 raste të reja zyrtare, të provuara zyrtarisht nga qeveria, por shumëfishi i këtyre rasteve është në realitetin shqiptar.

Është sigurisht një situatë vërtetë e rëndë dhe e cila rëndohet akoma më shumë, sepse ata që kanë detyrën shtetërore që të përballojnë këtë situatë, kanë detyrimin që t’i japin përgjigje asaj, merren me turizëm elektoral”, tha Vasili në një deklaratë për mediat.

Numri dy i LSI-së tha se shifrat reale të viktimave me ato që raportohen ka një diferencë të jashtëzakonshme. Ai nënvizoi se shqiptarët po përballojnë kosto ‘çnjerëzore” për të trajtuar sëmundjen.

“Shqiptarët janë njohur gjithashtu edhe me lojën dis humane, skandaloze, edhe me humbjen e jetëve, ku në raport me ato humbje jetësh që qeveria raporton, e ato që ndodhin realisht ka diferenca të jashtëzakonshme.

Shqiptarët po përballen në mënyrë të përditshme me kosto çnjerëzore të përballimit të shërbimit mjekësor, ku vetëm për shërbim mjekësor të përditshëm për të sëmurët me Covid, u duhet të shpenzojnë të paktën mbi 100 mijë lekë të vjetra në ditë, për të përballuar kurimin. Mjerimi dhe borxhet janë ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare”, deklaroi Vasili.

Të fundit