Flash News


Ditari i Opozitës

PD-ASHM kryeson në Kukës pas numërimit të 71 kutive

PD-ASHM kryeson në Kukës pas numërimit të 71 kutive

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit ka avancuar me 71 kuti të përpunuara deri në mëngjesin e sotëm dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të dukshëm për opozitën.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson bindshëm me 51.90% të votave, duke siguruar 9,260 vota. Kjo e vendos PD-ASHM në një pozicion të fortë përballë Partisë Socialiste, e cila ndjek me 5,692 vota, që përbëjnë 31.90% të totalit.

Ja si janë shpërndarë votat sipas të dhënave zyrtare:

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 9,260 vota – 51.90%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 5,692 vota – 31.90%
Partia Mundësia (MUNDËSIA) – 109 vota – 0.61%
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB) – 106 vota – 0.59%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 49 vota – 0.27%
Lëvizja Bashkë – 46 vota – 0.26%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 26 vota – 0.15%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 13 vota – 0.07%
Lëvizja Atdheu (LA) – 6 vota – 0.03%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 2 vota – 0.01%

Të fundit