Flash News

Ditari i Opozitës

Dako në fushatë me Sakon, kandidati i ‘Rithemelimit’: Kërkon ta shndërrojë Durrësin në ‘non-grata’

Dako në fushatë me Sakon, kandidati i ‘Rithemelimit’:

Vangjush Dako nisi sot në Durrës fushatën e prezantimit të kandidates së PS-së për kryetar bashkie më 6 mars, Emirjana Sako.

Pa prezantimit, ka reaguar edhe kandidati i Komisionit të Rithemelimit Luan Hoti. Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se fushata Dako-Sakoi kërkon ta shndërrojë qytetin e Durrësit ‘non-grata’ si Dako.

“Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!”, shkruan Hoti në Facebook.

Zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashki do të mbahen më 6 mars. Komisioni Qenror i Zgjedhjeve regjistroi 11 parti politike dhe koalicionin “Shtëpia e Lirisë mes LSI dhe PDK, duke përjashtuar ‘Rithemelimin’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të fundit