Flash News

Ditari i Opozitës

"Dakordësi ka vetëm në parim", Bardhi pas Konferencës së Kryetarëve: Do të krijohet nënkomision për ‘Zgjedhoren'

"Dakordësi ka vetëm në parim", Bardhi pas

Kryetar i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duke folur për mediat pas  negociatave me PS,  tha se është rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS.

“Bipartizan për reformat, mos te krijojmë konfuzion. Sot pas 5 muajsh, mbledhja e Konferencës së kryetarëve u kthye më 12 tetor aty ku nisi edhe motivi i opozitës për bllokimin e punës. I kam bërë apel mazhorancës që të mos marrin vendim të nxituar, të marrin kohë të nevojshme për një dialog parlamentar të nevojshëm. Me arrogancë më 12 tetor u vendos rrëzimi i kërkesës për komision hetimor lidhur me PPP në shëndetësi, rrëzimi i komisionit hetimor për TIMS dhe u vendos refuzimi i kërkesës për të ndryshuar përbërjen e komisionet të Reformës Zgjedhore. Lajm i mirë që pas 5 muajsh rezistencë për këtë arrogancë të shfaqur më 12 tetor nga ana e mazhorancës, ata kanë reflektuar dhe i diskutojmë. Ka pasur vendimmarrje në parim, kemi rënë dakord për pranimin e kërkesës së opozitës për komisionin për PPP në shëndetësi, për ndërhyrjet e paligjshme në TIMS dhe kemi rënë parimisht dakord që çdo ligj që kërkon 3/5, pa përjashtuar Reformën Zgjedhore, të diskutohet në një nënkomision që do ngrihet mes PS dhe grupit të PD, me vendimmarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve. Do duroni deri nesër për të shpallur të zgjidhur ngërcin që është krijuar në Kuvend për shkak të arrogancës së mazhorancës.”– tha Bardhi.

Të fundit