Flash News

Ditari i Opozitës

Dakordësi PD-PS për komisionet parlamentare? Bardhi: Kuvendi shpërndau deklaratë të rreme

Dakordësi PD-PS për komisionet parlamentare? Bardhi: Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi ka dhënë një deklaratë të rreme, për dakordësinë e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Bardhi deklaroi se PD nuk ka rënë dakord për ngritjen e komisioneve, teksa shtoi se kanë 3 kërkesa për të arritur dakordësi.

“Nuk ka pasur asnjë dakordësi nga PD për dy projektvendimet. Kemi kërkuar të ruhet formati i formulimit që ka pasur çdo komision i reformës zgjedhorë ku përcaktohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Propozimi për reformën territoriale propozimi ka qenë që mazhoranca të ketë shumicën, kërkesa jonë ka qenë barazi”, tha Bardhi.

Të fundit