Flash News

Ditari i Opozitës

“Dalin me makina të huaja”, Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK të hetojë

“Dalin me makina të huaja”, Gjin Gjoni: PS mban njerëz

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzoi zyrtarë të Partisë Socialiste se po përpiqen të intimidojnë votuesit si dhe po blejnë vota për zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur në A2 CNN lidhur me incidentin e mbrëmjes së kaluar, ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur.

Ish-gjyqtari kishte dhe një thirrje për institucionet e drejtësisë që të vendosin në përgjim personat e denoncuar prej tij apo demokratëve të tjerë për shkelje të kodit zgjedhor.

“Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës të bashkësi, nënkryetari me një makinë me targa të huaja, me një person të dalë nga burgu me armatim që arriti të largohej, ishte në banesat e qytetarëve në Kolsh. Njerëzit në terren janë në vëzhgim për lëvizjet e dyshimta.

Nuk është normale që nënkryetari i bashkisë të jetë në orën 23:00 me makinë me targa të huaja. Ai nuk mund të shoqërohet me persona me precedentë penalë. Ne kemi foto të personave që dalin natën. Tani kanë ndryshuar strategji dhe ka dalë një makinë me targa gjermane, me drejtues të tatimeve në Gjadër.

Nuk e kuptoj që drejtues të arrijnë të dalin me makina të huaja, kur kanë makinat personale. Këta persona që ne kemi identifikuar duhet të vendosen në përgjim. Ne na vijnë informacione çdo ditë”, tha Gjin Gjoni.

Të fundit