All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Dalin pamje nga takimi në selinë e PD, çfarë i thanë njëri-tjetrit Berisha dhe Alibeaj

All - Paragraf - 1

Dalin pamje nga takimi në selinë e PD, çfarë i thanë

Dalin pamjet e para nga takimi i ish kryeministrit Sali Berisha me kreun e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin në selinë e PD.

All - Paragraf - 3

Siç shihet nga kjo foto, Berisha dhe Alibeaj flasin, ndërsa të tjerët, si Albana Vokshi, Arbi Agalliu, Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Flamur Noka etj dëgjojnë.

Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se takimi pati shtrëngime duarsh. Sipas tij, i sugjeroi Alibeajt që grupi parlamentar të jetë institucioni ku zhvillohet debati midis demokratëve.

“Ajo ç’ka unë i sugjerova Alibeajt, është që grupi parlamentar të jetë institucioni ku zhvillohet debati midis demokratëve. Edhe dje këtë ngrita. Mendoj se ai ishte dakord me këtë plotësisht. Unë këtë e quaj si një hap të rëndësishëm në procesin e bashkimit të demokratëve. Unë kam vlerësim për deputetët dhe për grupin parlamentar. A do ndodhë? Unë e quaj të mundshme që do ndodhë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Alibeaj i ka kërkuar largimin e Berishës nga e drejta për të kandiduar për kreun e ri të PD, por sipas tij nuk k pranuar pasi sipas tij pretendon se ka shumicën.              

“Do jetë gjykata që të vendosë përfundimisht në aspektin juridik. Ky është sqarimi në aspektin juridik. Lidhur me atë çka u komunikua, së bashku me kolegët e mi, sekretarin e përgjithshëm.

Tani po ju them, Berisha pretendonte se vendimi i gjykatës është finali, sipas tij ka zëruar gjithçka. Vendimi i tij ishte që, pretendonte bashkimin e demokratëve përmes votës. Qëndrimi im ishte i tillë. PD ka lindur si parti në vitet 90, si parti pro perëndimore.

Parti që ka përqafuar vlerat dhe standardet amerikane. Kjo është një nga vlerat kryesore të kësaj partie. E mira e demokratëve për të rifuqizuar demokratët kalon duke i respektuar në mënyrë strikte këto vlera. Ajo çfarë i thashë Berishës, ishte kjo, PD 30 vite pas formimit të saj, nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve duke pasur brenda saj një individ, një konflikt politik i cili është etiketuar nga SHBA si non-grata. Ajo çka është më e mira e demokratëve. Nuk i bëjnë mirë demokratëve. Berisha duhet të largohet si Basha, por pretendon se ka shumicën”, tha Alibeaj.

Të fundit