Flash News

Ditari i Opozitës

Dalin pamjet/ Kryemadhi hedh mbetje të riciklueshme, inceneratori i Tiranës s'realizon proceset për të cilat paguhet

Dalin pamjet/ Kryemadhi hedh mbetje të riciklueshme, inceneratori i

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka nxjerrë një video, që tregon se inceneratori i Tiranës nuk i kryen funksionet, sikurse pretendon qeveria dhe bashkia.

Në videon e realizuar me dron, shihet Kryemadhi që hedh në koshin e mbeturinave një qese fosforeshente me mbetje të riciklueshme për të gjurmuar procesin e trajtimit të mbetjeve.

Nga pamjet e filmuara me dron, nga gjurmimi i qeses fosforeshente, kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces riciklimi.

Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra nuk bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia, por vetëm kapsulimi.

“Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi në një konferencë me gazetarët.

 

 

Të fundit