Flash News

Ditari i Opozitës

Dalin rezultatet për Tiranën, ja kush kryeson me votat në primare

Dalin rezultatet për Tiranën, ja kush kryeson me votat në primare

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.

Hysen Kadiu kryeson rezultatin e primareve në Qarkun e Tiranës, me 913 vota. Kadiu ndiqet nga Klevis Balliu me 737 vota.

Jorida Tabaku, me 651 vota, është kandidatja grua më e votuar në primaret e PD për Qarkun e Tiranës.

Grigels Muçollari renditet i treti më i votuari me 666 vota.

Procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit