Flash News

Ditari i Opozitës

Dalja publike Rama-Balluku, Lela: Kanë bërë pakt për të mbajtur njëri-tjetrin

Dalja publike Rama-Balluku, Lela: Kanë bërë pakt për të

Dalja e fundit publike e kryeministrit Edi Rama përkrah zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka ringjallur aludimet për një “pakt të heshtur” mes dy figurave më të larta të ekzekutivit.
Ky afrimi i ri vjen pas një periudhe tensionesh, të reflektuara edhe në mesazhet e publikuara nga dosja hetimore e SPAK.

I ftuar në SYRI TV, drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaroi se shfaqja e fundit e përbashkët tregon se “gjërat janë hekurosur” dhe se tensionet janë zbutur, duke sinjalizuar një marrëveshje të heshtur politike.

Lela: Po sigurisht që do të thotë diçka pas asaj që ju me të drejtë e përmendët dhe mund të cilësohet si distanca, e hequr mes palëve, distanca që u pa, u duk edhe në shfaqje publike mes kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, pra dy krerëve më të lartë të qeverisë. Duket se gjërat janë hekurosur ose janë ç'tendosur dhe kjo ma merr mendja ka të bëjë ose me një pakt të arritur, një pakt i cili duhet të, duhet të ketë në në qendër të vet heshtjen.

Pra është një pakt i arritur, për të mos e vazhduar më tej atë luftë, e cila siç u pa, shfaqi edhe në mesazhet e dala nga dosja hetimore e SPAK, me etiketime, me arsyetime apo dhe po themi, me me gjëra që e kapërcenin etikën, jo vetëm atë etikë shtetërore, por edhe edhe personale.

Kështu që gjasat janë, ha mendjet ose logjika ta do, që ndoshta Rama dhe dhe Balluku pas zorit dhe pas tensioneve të fillimit duhet të kenë ngritur një pakt. Pra për ta mbajtur njëri-tjetrin dhe për të fshehur sa të mundnin nga skandali ku ata të dy janë të përfshirë, edhe pse më duket mua të paktën, njëra si nxënëse e bindur dhe zoti Rama si mjeshtër.

Të fundit