Flash News

Ditari i Opozitës

Dallimi me Bashën, Ndoka: Dy modele të ndryshme! Rama me luhatje humori e personaliteti

Dallimi me Bashën, Ndoka: Dy modele të ndryshme! Rama me luhatje

Në një intervistë për gazetarin Alfred Lela në “Politik On”, ish-deputeti Nard Ndoka ka analizuar kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha, ish kryeministrin Sali Berisha dhe marrëdhëniet që ka patur dhe ka me ta.

Sipas tij, kryeministri është i paparashikueshëm, me luhatje humori dhe personaliteti.

Alfred Lela: Kur keni folur me zotin Rama për herë të fundit, e mbani mend?

Nard Ndoka: Kam kohë

Alfred Lela: Çfarër relatash ruani me të, korrekte?…

Nard Ndoka: Kam relata korrekte, institucionale. Ajo miqësia e hershme është zbehur.

Alfred Lela: Keni qenë miq?

Nard Ndoka: Miq? Rama nuk është se ka miq. Unë nuk e konsideroj mikun tim. E kam vlerësuar për një periudhë kohe për tempin e tij opozitar, për disa qëndrime që i kam konsideruar të drejta në atë kohë. Por koha ja ka shembur ato kauza, ose i ka shembur vetë.

Alfred Lela: Jeni më komod me zotin Basha si aleat, si mik apo keni qenë me zotin Rama kur ishit afër apo luftonit për të njëjtën kauzë politike?

Nard Ndoka: Janë dy modele të ndryshme. Nuk mund të krahasohen. Basha ka një qasje krejt tjetër. Nuk afrohet e nuk largohet në bazë të konjukturave politike. E ka miqësinë konstante, e ka bashkëpunimin pothuajse të njëjtë, ndërsa Rama është personazh me luhatje, me luhatje humori, me luhatje personaliteti. Është diçka krejt tjetër, është i paparashikueshëm.

Alfred Lela: Zoti Meta kur thotë, zoti Basha të gënjen edhe për orën

Nard Ndoka: Nuk besoj se e ka thënë një shprehje të tillë. Mendoj është një perceptim i gabuar. Përtej batutave, zoti Basha është një politikan që e shikon marrëdhënien politike si një agjendë. Agjenda politike ka ulje-ngritjet e veta. Ka ndryshime kursi. I pranon gabimet e tia, ndryshe prej të tjerëve.

 

Të fundit