Flash News

Ditari i Opozitës

Darka në Dubai/ Bogdani: Nëse do të ishte zyrtare, Mazniku nuk do ishte me tuta

Darka në Dubai/ Bogdani: Nëse do të ishte zyrtare, Mazniku nuk do

Darka luksoze në Dubai e ministrave të qeverisë Rama ishte një tjetër temë e diskutuar në emisionin “Politik On” në RTV Ora.

Sipas ish deputetit të PD, Gert Bogdani, nëse do të ishte darkë zyrtare siç pretendon kryeministri Edi Rama, nënkryetari i Bashkisë Tiranë nuk do të ishte i veshur me tuta.

“Si qytetar, pa mantel politik, do të isha po aq i acaruar me pamjet që shihni. Pse? Sepse nëse do të ishin njerëz normalë, biznesmenë të suksesshëm, që janë pasuruar për shkak të dijes së tyre, për shkak novacionit të tyre, forcës së tyre, e palodhjes së tyre, atëherë po. Po këta janë pushtetarë, janë njerëz politikë.

Keni nënkryetarin e bashkisë. Krahasojeni para tetë vitesh. Ke drejtorin e medias të kryeministrit. Keni ministrin e tërmetit, ndërkohë që njerëzit janë në vitin e dytë jashtë , në çadra, apo në rastin më të mirë në kontenierë, në mes të acarit, të shiut. Ke ministrin që ndërtonte shtëpitë. Ke ministren e Infrastrukturës që është po aq përgjegjëse në këtë rast. Kush e paguan darkën? Kam përshtypjen se e paguan gjaku, djersa dhe mundi i qytetarëve shqiptarë. Sepse këta njerëz janë pasuruar në kurriz të gjakut, djersës dhe mundit të qytetarëve shqiptarë“, u shpreh Bogdani.

Të fundit