Flash News

Ditari i Opozitës

DASH çon në Kongres listën me personat "non-grata", mes tyre Berisha dhe familja e tij

DASH çon në Kongres listën me personat "non-grata",

Departamenti Amerikan i Shtetit ka çuar në Kongres listën me emrat e personave të shpallur "non-grata" gjatë vitit 2021, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij.

Njoftimi i DASH është shpërndarë edhe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila kërkoi distancimin e PD nga Berisha, duke shprehur se lufta ndaj korrupsionit mbetet një nga prioritetet e SHBA-së.

Berisha u shpall "non-grata" në SHBA më 19 maj të këtij viti, pasi akuzohet për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike provat. Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që e bëri me dije vendimin e DASH-it, duke shtuar se Berisha minoi demokracinë shqiptare.

Ky i fundit ka hedhur në gjyq Blinken, ku i ka kërkuar të publikojë provat, ndërsa pretendon se akuzat janë të padrejta. Ai shprehet i vendosur për të "pastruar" emrin e tij. Pas përjashtimit nga PD, Berisha ka nisur një aksion politik, duke hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa e konsideron vendimin nul.

Në njoftimin e DASH thuhet se "zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion nuk do të ketë të drejtë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara".

DASH çon në Kongres listën me personat "non-grata",

Të fundit