Flash News

Ditari i Opozitës

Dash Shehi komunikim me ndjekësit në FB, kritika pas përplasjes në zyrën e FRD: E frikshme të ndodhë mes të Tiranës

Dash Shehi komunikim me ndjekësit në FB, kritika pas përplasjes

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake sot në zyrën e FRD.

Ndërsa ka zgjedhur lidhjet live në Facebook si një mënyrë bashkëbisedimi me qytetarët, Shehi tha se ky shtet ka rënë prej kohësh dhe kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët.

“A ishte pozicioni më i mirë ai që ka marrë Meta sot me atë gjest? Unë gjykoj që jo, por ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq.

Kjo rrodhi nga një urdhër bashkie se i duhen bashkisë së Tiranës 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia. Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për ti dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë. Në të mirë apo keq, Meta sot bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ai ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah.

Është e frikshme ka ndodhur në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një shat të Gramshit apo Burrelit. Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama. Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme. Shteti shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë baba për shqiptarët, por njerk”, u shpreh Shehi.

 

Të fundit