Flash News

Ditari i Opozitës

Dash Shehi thirrje Ramës: Ndalo përdorimin e vaksinës "AstraZeneca", shumë arsimtarë e kanë refuzuar

Dash Shehi thirrje Ramës: Ndalo përdorimin e vaksinës

Kreu i LZhK-së, Dashamir Shehi i ka bërë thirrje qeverisë të ndalojë përdorimin e vaksinës "AstraZeneca", deri sa autoritetet e specializuara të konfirmojnë se ajo nuk ka efekte anësore. 

Kjo thirrje e Shehit vjen pas lajmit se edhe Letonia dhe Suedia iu bashkuan shteteve të tjera europiane për të pezulluar përdorimin e kësaj vaksine. Me "Astra Zeneca" në vendin tonë ka filluar vaksinimi i mësuesve, por sipas kreut të LZHK-së ata e kanë refuzuar për shkak të mungesës së informacionit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ndër të tjera Shehi shprehet dhe se Rama duhet t’i japë fund shfaqjes butaforike të pritjes së vaksinës me delegacion qeveritar në aeroport.

Postimi i plotë: 

Shqipëria të ndalë përdorimin e vaksinës AstraZeneca !

Letonia dhe Suedia janë dy vendet e fundit që këtë martë kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, deri në një vendim të autoriteteve evropiane që po analizojnë të dhënat e sigurisë së saj. Më herët përdorimin e vaksinës për shtetasit e tyre e kanë ndaluar Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera evropiane pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore. Përballë kësaj situate i bëj thirrje qeverisë shqiptarë të ndalojë përdorimin e kësaj vaksine, deri sa autoritetet e specializuara të konfirmojnë se ajo nuk ka efekte anësore. Refuzimi në masë i arsimtarëve për të kryer këtë vaksinë është tregues i qartë i frikës që kanë njerëzit për shkak të mungesës së informacioneve për këtë vaksinë. Ndërkohë Rama duhet t’i japë fund shfaqjes butaforike të pritjes së vaksinës me delegacion qeveritar në aeroport, shfaqje që nuk ndodhin as në vend e botës së tretë.

Të fundit