Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi: “Ballkanit të Hapur” i konceptuar si një PR politik nga Rama -Vuçiç

Dashamir Shehi: “Ballkanit të Hapur” i konceptuar si një

Nesër mbahet takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Deputeti Dashamir Shehi thotë se për nismën në fjalë nuk ka pritshmëri dhe se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim të ndryshëm, duke përafruar qëndrimet me Kosovën e jo me Beogradin.

I ftuar në ‘Frontline’ në News24,  Shehi shton se nisma është konceptuar si një PR politik nga Rama dhe Vuçiç për të ngritur figurën e tyre në sy të botës.

Marrëdhënie me Ballkanin e Hapur ishte e gabuar. Nëse bëhet për dekorin e një teze të zbrazur, le të afrohen. Ballkani i Hapur vuan nga shumë gjëra, mes të cilave do evidentoj dy. 1- Që është e jona që ne për sa kohë që me Kosovën nuk kemi një linjë të përbashkët, duhet të shkojmë pas tyre.
2- Me cilin po e bëjmë partnershipin dhe kujt po ja japim lidershipin në këtë marrëdhënie. Po ja japim dikujt që nuk ka vendosur ende nëse do të qendrojë krah BE apo Rusisë. Këtu ka teza të mëdha, përveç të tillave si gruri apo hekurudhat.

Jemi kush është partneri që po i delegojmë shumë në politikën e jashtme. Po bëhemi sherrxhi e armiq me bashkëkombasit tanë që edhe në qofshin të gabuar nuk mund të zihem me tim vëlla për të shkuar mirë me komshiun. Ky është një fiction politik për të ngritur vetën në sytë e botës, një lloj marketingu politik”, thotë Shehi.

Të fundit