Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi konfirmon pjesëmarrjen në protestë: Shkoj si qytetar

Dashamir Shehi konfirmon pjesëmarrjen në protestë: Shkoj si

Deputeti dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën që opozita do të mbajë nesër.

I ftuar në “Radar Informativ”, Shehi tha se nuk është kundër faktit që kryedemokrati Sali Berisha e bëri publikisht ftesën për bashkim dhe shtoi se me formulë tjetër nuk do të shkonte.

“E ka bërë mirë që e ka bërë kështu. Po ta kishte bërë me formulë tjetër unë nuk do shkoja. Më e mira është kështu. Thërrit qytetarët, qytetarët përgjigjen. Unë shkoj si qytetar, jo për të hipur në tribunë. Nuk ndajmë shumë gjëra, por ndajmë një gjë, që ky njeri që po e drejton Shqipërinë po e dhunon, po e shkatërron Shqipërinë. Unë besoj që mos një ditë, një ditë do ia dalim sepse ka shkuar aty ku s’mban më”, tha Shehi.

 

Të fundit