Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës, koha për t’i hapur rrugë brezit të ri

Dashamir Shehi: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës, koha

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka shuar zërat dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në Abc, Shehi tha se ka ardhur koha që gjithsecili të tërhiqet nga pak për t’i hapur rrugë brezit të ri.

Jam një katër vjet më i vjetër. Situata aktuale është që të gjithë të heqim nga pak dorë nga vetja jonë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Po të kandidoj unë nuk e bëj atë bashkimin e opozitës.

Është momenti të dalin figura të reja. Ne na bashkojnë tre gjëra në këtë rast, na bashkon lufta kundër PS-së, lufta kundër arrogancës së Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Unë mendoj se janë të mjaftueshme për të përballuar një betejë elektorale. Kush na nda? Na ndajnë shumë gjëra, prandaj duhet të amplifikojmë këto që na bashkojnë”, tha Shehi.

 

 

 

Të fundit