Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi tregon formulën që bashkon opozitën: E vetmja deri në zgjedhjet lokale

Dashamir Shehi tregon formulën që bashkon opozitën: E vetmja deri

Sesionit të ri parlamentar nisi një ditë më parë dhe e gjeti grupin parlamentar të PD sërish të përçar.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “radari Informativ”, në Abc thotë se e vetmja formulë bashkimi mes opozitës është ajo që të gjithë bashkë të paktën deri në zgjedhjet lokale të shohin si kundërshtar vetëm qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën.

“Ideja ime është që e vetmja formulë që opozita të bashkohet ose të qëndrojë si trup opozitar është që brenda kësaj formule së formulës opozitare, ajo që e bashkon të jetë lufta kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës. Kjo është e vetmja mënyrë.

Vija mbi të cilën të qëndrojmë të gjithë jemi kundër Ramës, pastaj mbi këtë vijën e emëruesit mund të rrijë Berisha, Meta, Shehi etj, edhe duke patur probleme me njëri-tjetrin. Kjo është e vetmja mënyrë të paktën deri në zgjedhjet lokale”, deklaron Shehi.

Të fundit