Flash News

Ditari i Opozitës

Dashnor Sula krah të kandidatit të Primareve në Peqin: Nis fushatën që nesër për Mustafa Pashën

Dashnor Sula krah të kandidatit të Primareve në Peqin: Nis

Deputeti demokrat Dashnor Sula nuk është aspak i surprizuar nga dorëheqjet e kandidatëve të PD për 14 majin.

Në "Ora e Betit" ai thotë se një lëvizje të tillë e kishte paralajmëruar dhen personalisht tha se në Peqin do të bëjë fushatë për kandidatin e Primareve.

“ Kam qenë i qartë prej kohësh, e kam paralajmëruar. Nuk më surprizon diçka e tillë. Në mbledhjen e grupit i paralajmërova dhe i kërkova një gjë të tillë. Këtu faji është i të gjithëve. Është çmenduri. Një palë të ndarë në dy pjesë, një PD është. Unë ka dalë i pari që kam thënë mbështes kandidatët e primareve. Votohet për djemtë demokratë, vëllezërit tanë.

Sali Berisha duhet ti regjistronte me PD. Në Peqin për Mustafa Pashën fillon fushatën nesër. Kam apeluar o njerëz ftillohuni! Kriza është përçuar nga sipër poshtë. Në Vaun e Dejës kryesia votoi të mos ketë kandidat ky çoi kandidat. Në Korçë e njëjta gjë. Janë qoka”, tha Sula.

Të fundit