Flash News

Ditari i Opozitës

Data e zgjedhjeve, Sula: Presidenti është një zar i qeverisë

Data e zgjedhjeve, Sula: Presidenti është një zar i qeverisë

Deputeti i PD, Dashnor Sula shprehet i bindur se data e zgjedhjeve parlamentare 2025 është caktuar më herët nga mazhoranca, teksa u konfirmua nga zv.kryeministrja Balluku e cila u shpreh ne Kuvend se opozita më 11 maj do të mundet keqi.

I ftuar në A2 CNN, ai lëshoi akuza të ashpra ndaj presidentit Begaj duke e konsideruar një zar të qeverisë.

“Data u caktua dje. E tha Belinda në 11 maj. Është datë ekskluzive e presidentit. E vendos ai. Zv.kryeministrja e tha ca do hiqni ju në 11 maj. Ka kryer punë.

Gjithë partitë e tjera opozitare kishin datë tjetër. Ai është një zar i qeverisë. Ka kryer punë. Nuk ka qenë kurrë kaq dobët institucioni i presidentit. Vetëm dy pr.ligje ka kthyer. E marrin për xhakete të flasë dhe nuk kërkoi kurrë një tryezë me partitë politike. Ai përfaqëson unitetin. Po nuk caktoi datën 11 do t’i ulem në gjunjë”, tha Sulaj.

Të fundit